#oranews #salibrisha #kompleksipartizani
Kryetari i PD Sali Berisha deklaron se do të paraqitet në SPAK, nëse prokurorët do ta kërkojnë për hetimin e nisur për kompleksin Partizani. Në hyrje të sallës së parlamentit ai theksoi se çështja është një inskenim i Ramës që ka si qëllim të shmang vëmendjen nga nga afera e incineratorëve Vetëm një ditë pasi ish ministri Fatmir Mediu u përgjigj në SPAK sa i përket hetimit të kthim kompensimit dhe privatizimit të tokës së ish klub Partizanit, Sali Berisha e ka cilësuar nismën si një truk të Edi Ramës.
Edhe pse i akuzuar për këtë është edhe dhëndri i tij, ish kryeministri shtoi sot se ky është inskenim për të shmangur aferat e qeverisë. "Është totalisht një përpjekje mjerane e Edi Ramës për të mbuluar vjedhjet që ka bërë me incineratorët dhe çështjet e tjera," tha ai.
Megjithatë Berisha, tashmë kryetar i PD thekson se do të paraqitet para prokurorëve nëse do tia kërkojnë. "Unë do të shkoj gjithmonë, sa herë të thirrem. Veçanërisht kur është fjala për një organ akuze dhe ku falciteti noton në detin e falcitetit, unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem," tha ai. Në SPAK dosjen e kompleksit "Partizani" e dorëzoi kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla sipas të cilit vendimi i kohës ka qenë korruptiv.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!