Presidenti amerikan Joe Biden u takua me Papa Franceskun në Vatikan, fillimisht në një audiencë private e më pas në një takim më të gjerë, ku nga pala amerikanë ishin të pranishëm edhe sekretari i Shtetit Antony Blinken, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe zëvendës shefja e Kabinetit e Shtëpisë së Bardhë Jen O'Malley Dillon. Ky është i pari takim i Bidenit me kreun e Kishës Katolike që prej zgjedhjes së tij në krye të Shtëpisë së Bardhë, por personalisht e ka takuar edhe tre herë të tjera. Joe Biden, presidenti i dytë katolik në të gjithë historinë e SHBA-së pas John F. Kennedy, është një besimtar i devotshëm dhe nuk e humbet kurrë meshën e se djelës. Ai krenohet me besimin e tij prej nga ku thotë se i buron dhe fuqia për tu përballur me tragjeditë personale si vdekja e gruas së tij të parë dhe vajzës në një aksident me makinë, e më vone, edhe largimi nga jeta i djalit Beau për shkak të kancerit.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JoeBiden#Papa#TopChannelNews
Ещё видео!