Detaje të reja kanë dalë në dritë nga tragjedia në Itali, ku humbën jetën të paktën 62 persona që ishin në një varkë emigrantësh në bregdetin italian në Cutro, një qytet 20 kilometra larg Crotone. Sipas dëshmive të të mbijetuarve, kontrabandistët hodhën rreth 20 persona në det kur panë drita për të cilat kishin menduar se ishin të policisë detare. Anija e peshkimit me të cilën 150-180 emigrantë po shkonin në Itali u nda në dy pjesë nga dallgët ndërsa mes viktimave raportohet se janë edhe 2 binjakë të mitur. Ishte errësirë. Papritur kontrabandistët, gjithsej katër, ndërsa ishim 500 metra larg bregut, panë drita, rreze që ndriçonin errësirën lart. Ata u trembën, menduan se po i priste policia. Kështu ata ndryshuan rrugë për të zbritur diku tjetër. Por ne duhej të lëviznim shpejt, të rrisnim shpejtësinë. E vetmja mënyrë ishte të lehtësonim peshën në bord. Kështu ata hodhën njerëzit në det në dallgë. Hodhën të paktën 20 persona”, thanë disa dëshmitarë të mbijetuar. Sipas burimeve hetimore, mes të mbijetuarve është arrestuar një person që dyshohet të jetë një prej trafikantëve. Varka me emigrantët ishte parë mbrëmjen e djeshme rreth 40 milje larg bregut të Crotone nga një avion i agjencisë evropiane Frontex. Kur u ndez alarmi, një vrojtim nga seksioni operacional detar i Crotone dhe një anije patrullimi nga grupi ajror detar i Tarantos ishin nisur. Megjithatë, deti me dallgë i pengoi ata të arrinin në zonë dhe automjetet u detyruan të ktheheshin në ankorimet e tyre. Pak para orës pesë të mëngjesit, një peshkatar duke kaluar nëpër zonë vuri re varkën tashmë të shkatërruar dhe disa trupa që 'notonin' në ujë. Në një zonë të plazhit, vullnetarët e parë shpëtuan të mbijetuarit në një distancë të shkurtër nga një varg i gjatë çantash të bardha
Pamjet : EBU
Redaksia e Lajmeve në Radiotelevizionin Shqiptar, transmeton në mënyrë të balancuar informacionet më të rëndësishme, nga vendi, rajoni e bota. Me një shtrirje thuajse në të gjithë vendin, e mbulimin edhe në zonat më të thella, lajmet e përgatitura, transmetohen në mënyrë dinamike dhe ndryshojnë e përmirësohen, në varësi edhe të evoluimit të ngjarjeve. Edicionet informative janë të përditësuara, gjithëpërfshirëse, si në formë, ashtu edhe në përmbajtje. Ato përfshijnë të gjitha grupmoshat. Lajmet në RTSH, funksionojnë sipas një mendësie profesionale. Çdo lajm në RTSH, duhet të jetë i qartë, i kuptueshëm, i verifikuar e maksimalisht etik.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Radio Televizioni Shqiptar" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: [ Ссылка ]
Like RTSH on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow RTSH on Instagram HERE: [ Ссылка ]
#Lajme#RTSH#RadioTelevizioniShqiptar
Ещё видео!