Është votuar në Kuvend pas një seance maratonë që ka zgjatur 20 orë, qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrat e tij dhe programin qeverisës kanë marrë votëbesimin me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
“Projektvendim për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. Votimi: Kanë votuar pro 77 deputetë, kanë votuar kundër 53 deputetë, abstenuar 1 deputet. Projektvendimi miratohet. Kuvendi i jep besimin qeverisë “Rama 3”. Suksese”, tha kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.
Kreu i qeverisë ripërsëriti edhe njëherë ftesën për opozitën për bashkëpunim duke thënë se kjo arrihet me dialog. Rama përmendi dy reforma për të cilat kërkohet bashkëpunim nga të dyja palët për të arritur në një përfundim të përbashkët.
“E fundit që do kisha për opozitën është që dëgjova nga kryetari i opozitës, të gjitha ato synime që janë të parezalizueshme pa bashkëpunimin e mazhorancës, do t’i ndjekim me popullin. Nuk kam asnjë problem që të zbresim në popull dhe të flasim për reformën zgjedhore, apo reformën territoriale, apo çfarë të tjerash ato synojnë. Nëse duan që të kenë një diskutim dhe nëse duan që ta synojnë në terrenin konkret realizimin e këtyre synimeve duhet të flasin me ne dhe nuk duhet të bëjnë gabimin që kanë bërë historikisht, që i kanë lënë gjërat në fund. Ne i thoshim hajde ulemi për reformën zgjedhore, ata nuk uleshin. Pastaj shpikëm edhe një karrige ekstra sepse nuk ishin në parlament. Edhe karrigen nuk e përdorën. Pastaj kërkuan një strukturë tjetër dhe koha iku. Ne nuk kemi asnjë tabu, jemi të gatshëm të diskutojmë për të gjitha. Jemi të gatshëm ta diskutojmë reformën territoriale, por ne kemi një qëndrim të kundërt. Ne mendojmë që duhet të ketë më pak bashki jo më shumë dhe e mbani mend që kur është bërë reforma, i ndjeri Bashkim Fino në propozimin fillestar ka pasur një numër më të vogël. Fakti është që sot është e qartë që kemi entitete shumë të vogla me burime njerëzore të kufizuar për të mbajtur të gjithë barrën. Kalimi në një numër më të vogël bashkish dhe numër më të madh njësish administrative do të ishte rruga e duhur. Ata kanë një qëndrim tjetër, nuk ka asnjë problem. Ajo që duhet të bëjmë është që të ulemi dhe të ballafaqojmë. Mbase na bindin ata ne, mbase i bindim ne, por kjo bëhet mes dy palëve dhe jo thjesht duke ju thënë “juve nuk ju njohim dhe ikim në popull”. Ashtu sikurse reforma zgjedhore. Duan ndryshim të rendit kushtetues. Nuk ka problem, ta diskutojmë, por çka është e rëndësishme, kjo kërkon proces, proces dialogu ndërpartiak dhe parlamentar në të gjitha nivelet. Disponimi ynë është i plotë, qoftë kryetari i grupit nga njëra anë dhe Sekretari i Përgjithshëm nga ana tjetër janë të gatshëm që sido që ta zgjedhin, në rast se do PD një proces eksplorativ për temat, menjëherë të vihemi në komunikim. Nëse duan ta bëjnë këtë në rrugë X apo Y për në nuk ka asnjë problem. Problemi është që koha ëshhtë e ngushtë dhe koha ikën”, tha Rama.
Pas votimit, deputetët e opozitës u larguan nga Kuvendi duke bojkotuar fjalën e Kryeministrit Rama. Tashmë i hapet rruga betimit të tij dhe Këshillit të Ministrave tek Presidenti Ilir Meta.
Gjatë fjalës së tij ditën e enjte, kur bëri prezantimin e kabinetit dhe programit 4-vjeçar, Rama përsëriti gjithashtu ftesën për bashkëpunim mes palëve. Ndër të tjera, ai renditi të gjitha prioritetet e qeverisë që nga rimëkëmbja prej pandemisë dhe tërmeti e deri tek politika e jashtme që do të ndiqet./tvklan.al
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!