LEZHË - Zjarri i rënë pasditen e sotme në malin e Shëngjinit ka shkaktuar një situatë alarmante duke vënë në rrezik banorët dhe disa depozita nafte të cilat mësohet se gjenden pranë vendit të përfshirë nga flakët.
Sipas informacioneve flaket që fillimisht përfshinë disa shkurre po përhapen me shpejtesi në drejtim të banesave pranë rrugës kryesore në lagjen Sake të Shëngjinit
Në një kohë prej rreth 30 minutash zjarri është përhapur me shpejtësi në të gjithë masivin pyjorë dhe ka marë përmasa shumë të mëdha.
Në fillim u raportua se flakët e zjarrit kishin djegur disa shkurre, por nuk raportohej për dëme, ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e tij.
Ещё видео!