NATO është në bisedime për të dislokuar më shumë armë bërthamore, duke i nxjerrë ato nga magazinimi dhe duke i vendosur në gatishmëri, përballë një kërcënimi në rritje nga Rusia dhe Kina, tha kreu i aleancës të hënën.
Jens Stoltenberg i tha gazetës britanike Telegraph se kishte konsultime të drejtpërdrejta mes anëtarëve, për të përdorur transparencën rreth arsenalit bërthamor të NATO-s, si një mjet zbrapsës. "Unë nuk do të hyj në detaje operacionale se sa koka bërthamore duhet të jenë funksionale dhe cilat duhet të ruhen, por ne duhet të konsultohemi për këto çështje dhe kjo është pikërisht ajo që po bëjmë," i tha ai gazetës. "Transparenca ndihmon për të komunikuar mesazhin e drejtpërdrejtë se ne, natyrisht, jemi një aleancë bërthamore" – tha Stoltenberg, duke shtuar: “Qëllimi i NATO-s është, natyrisht, një botë pa armë bërthamore, por për sa kohë që ekzistojnë armët bërthamore, ne do të mbetemi një aleancë bërthamore, sepse një botë ku Rusia, Kina dhe Koreja e Veriut kanë armë bërthamore dhe NATO jo, është një botë e rrezikshme”. Stoltenberg tha javën e kaluar se armët bërthamore ishin "garancia përfundimtare e sigurisë" së NATO-s dhe një mjet për të ruajtur paqen. Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar vazhdimisht se Moska mund të përdorë armë bërthamore për të mbrojtur veten në rrethana ekstreme. Ajo akuzon SHBA-në dhe aleatët e saj evropianë se po e shtyjnë botën në prag të konfrontimit bërthamor duke i dhënë Ukrainës armë me vlerë miliarda dollarë, disa prej të cilave po përdoren kundër territorit rus. NATO, e cila ka marrë një rol më të madh në koordinimin e furnizimeve me armë për Ukrainën, rrallëherë flet publikisht për armët, megjithëse dihet se SHBA-të kanë vendosur bomba bërthamore në disa vende në Evropë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#NATO#Stoltenberg
Ещё видео!