Vala e dytë e COVID-19 vijon të ushtrojë presion mbi Europën, ku shifrat e fundit të publikuara nga autoritetet flasin për rritje të rasteve të reja në shumë vende. Ministria spanjolle e Shëndetësisë raportoi 6,591 raste të reja ditore duke e çuar totalin e te infektuarve në afër 1 milion ndërsa numërohen 33,775 viktima. Madridi dhe shume qytete rreth tij ndodhen nën masa të rrepta kufizuese që prej 9 Tetorit.
Ndërkohë, Franca raportoi 834,770 te prekur me Covid gjithsej, prej të cilëve mbi 25 mijë në 24 orët e fundit.
Kurse Italia pritet të impelemetojë dekretin e ri, i cili parashikon që administrata publike të punojë nga shtëpia. 10 mijë persona rezultuan pozitivë në testet e fundit të kryera nga autoritetet shëndetësore.
Republika Çeke duket se është në një situatë kritike, ku autoritetet i kanë kërkuar ndihmë Gjermanisë për të pranuar pacientë të saj në spitale. Ministri i Shëndetësisë tha se në dy javët e ardhshme vendi do të përballet me një valë në rritje të infeksioneve të reja.
Belgjika gjithashtu ka parë një ringjallje të shpejtë të infeksioneve kohët e fundit dhe për këtë ka vendosur të mbyllë baret dhe restorantet për 1 muaj.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!