Pas dy ditë diskutimesh, Kuvendi miratoi në parim buxhetin për vitin e ardhshëm.
Sipas dokumentit të financave shqiptare, të ardhurat parashikohen të jetë në nivelin 631.7 miliardë Lekë, shpenzimet buxhetore 687.2 miliardë Lekë ose 31.6% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në buxhetin e vitit 2023 qeveria synon mbajtjen nën kontroll të defiçitit buxhetor dhe uljen e borxhit publik që parashikohet të shkojë në 67.5% për vitin 2023, nga 68.8% që ishte një vit më parë, ndërkohë që defiçiti i synuar fiskal shkon në 2.6%.
Sakaq qeveria ka parashikuar duke nisur nga Janari rritje të pagave në vlerën 7% edhe për Forcat e Armatosura. Sipas ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi kjo shtesë e parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm është në vijim të asaj që ushtarakët përfituan në masën 30% nga muaji Korrik.
“Pra është një rritje 40% e pagës. Nëse një ushtarak që merrte 500 mijë Lekë në 2022, tani do të marrë 700 mijë Lekë, kjo është për pagën më të ulët, dhe vijon për të gjithë deri në pagat e pagave më të larta. Ky është një vizion i qeverisë shqiptare”.
Në seancën maratonë që zgjati dy ditë, Kuvendi i hapi dritën jeshile në parim edhe paketës fiskale.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!