Pas gjysmë shekulli ekzistencë Festivali Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës aplikon për t’u pranuar në UNESCO. Pjesëtari i grupit të punës Vaso Tole në një intervistë për ABC News zbardh dosjen dhe përfitimet nëse dosja miratohet.
Formulari i aplikimit, një film dokumentar, 10 fotografi përfaqësuese janë materialet përbërëse të dosjes së dorëzuar për regjistrimin e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës për t’u pranuar në UNESCO. Pjesëtari i grupit të punës, Vaso Tole, thotë se fillimisht janë mbledhur 10 mijë firma dhe dosja e dorëzuar duket në udhë të mbarë sipas Toles.
Në seksionin e regjistrit të praktikave më të rëndësishme të ruajtjes edhe të trashëgimisë jo materiale, në UNESCO janë të listuara edhe festival të tjera thekson Tole. Kjo dosje ka mbështetje të institucioneve dhe personaliteteve nga vendi dhe bota.
Dosja është dorëzuar, si propozim i Akademisë së Artit dhe Trashëgimisë ODEA me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Akademisë së Shkencave, Komisionit Kombëtar të UNESCO-s dhe pritet që përgjigjja përfundimtare të merret brenda vitit 2020./ABC News Albania
Ещё видео!