Partia Demokratike e drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, mblodhi këtë të shtunë Këshillin Kombëtar, për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të kryesisë, nga lista me 47 anëtarë të propozuar nga kryetari. Mbledhja u hap nga kreu i Këshillit Edi Paloka, i cili u shpreh se Rithemelimi ka qenë një periudhë e vështirë teksa shtoi se këshilli do të fitojë dinjitetin e humbur në 8 vite.
Ndërkohë ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij, teksa u shpreh se mbledhja shënjon fundin e rithemelimit të PD, akuzoi Bashën për marrëveshje me Ramën. Po ashtu ai teksa foli për 2 sëmundjet e opozitës, tregoi edhe antidotin.
“Dy janë sëmundjet e saj më kryesore, e para; pazaret me qeverinë, për interesa personale. E dyta me efekte shkatërrimtare për opozitën është protagonizmi vantosh-opozitar. I kënaqur se ke një vend, mandat, një post, dhe të tjetër të shohin. PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ndaj ka një antidod, unë dhe të gjithë drejtuesit, çdo mëngjes duhet të themi; çfarë do bëjë unë kundër këtij regjimi? Një betejë e paparë në Shqipëri do ishte zgjidhja.”
Ndërkohë Berisha nuk kurseu as akuzat për kryeministrin, për bashkëpunim me Vuçiç, kundër interesave kombëtare. Sipas tij ajo që i lidh që të dy, është krimi i organizuar, teksa hoqi paralele mes Nuredin Dumanit dhe ‘Ujkut të Bardhë’ në Serbi. Ish-kryeministri bëri thirrje për tu ngritur kundër qeverisë dhe për të vënë të parin interesin kombëtar.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Berisha#Demokrate#TopChannel
Ещё видео!