Pas dy javësh pauzë janë takuar sërish sot udhëheqësit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. Takimi ka zgjatur më shumë se tre orë, por pa ndonjë rezultat.
Pas takimit kreu i LDK-së Isa Mustafa tha se nuk është i hidhëruar me Kurtin. Bisedimet ndërmjet dy liderëve do të vazhdojnë nesër.
Mësohet se takimi i sotëm më shumë ka pasur karakter sqarues rreth veprimeve të deritashme të Vetëvendosjes. Ndërsa në takimin e nesërm që do të nisë në orën 14:00 do të diskutohen detajet e tjera. Nesër gjithashtu pritet edhe vazhdimi i mbledhjes së kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje.
LVV e LDK ende nuk kanë gjetur një formulë të përbashkët për të bashkëqeverisur vendin derisa në zgjedhje të dyja partitë kanë hyrë me premtime se do të bashkëqeverisin.
Tv Klan
Ещё видео!