Mazhoranca dhe opozita kanë debatuar në Komisioni i Sigurisë për ligjin e SHKB-së. Debatet lindën për projektligjin "Për shërbimin, për ankesat dhe çështjet e brendshme, në ministrinë e Punëve të Brendshme", ku sipas deputetit të PD-së Flamur Noka është bërë kalimi në votim për 3 herë i nenit 73 pika 1 që kishte të bënte me gradat.
Ja debatet në Komisionin e Sigurisë
Spartak Braho- Flamur Nokës: Ej pse jeni o kaq të urtë ju?
Pjerin Ndereu :Për të disatën herë diskutojmë çështjen e gradave. Grada fitohet nuk dhurohet dhe nuk ka se si të ulet në mënyrë vullnetare. Nëse mbetet siç është, kjo është një shkelje e të gjitha principeve.
Luan Rama: Kjo është shenjë e injorancës se atyre që bëjnë ligjin për karierën dhe gradën.
Pjerin Ndereu: Jo vetëm shenjë e injorancës. Edhe ligji i Policisë së Burgjeve kaloi në këtë mënyrë.
Flamur Noka: Termi ulje vullnetare në grade është futur në ligj vetëm si shenjë presioni. Ajo mund të hiqet me vendim gjykate kur ke bërë shkelje.
Paulin Sterkaj: Në karrierën tënde si minister ka funksionur kjo ulje në grade?
Flamur Noka: Une se kam ulur asnjëherë veten në atë nivel. Zoti Mustafaraj që ishte këshilltari im e di mirë këtë gjë.
Mustafaraj: Është një artificë për të rregulluar personelin per shkak të vendeve të vogla që ka. Eshtë vendosur ulja e gradave për të kapur një vend pune më të ulët. Eshtë e vërtetë që grada ulet me vendim gjykate por që heq dorë vullnetarisht, është për t'u diskutuar. Po doni pranojeni po doni jo. Eshtë për të zgjidhur një problematikë.
Taulant Balla: Parimisht jam dakort dhe jashtë mikrofonit e konstatova me zotin Noka si shkelje e vjeter në Policinë e Shtetit. Keni parasysh se ky nuk është ligji bazë. Ne këtë ligj ta lëmë siç është dhe ta marrim iniciativën bi-partizane po të doni për ndryshimin e gradës.
Pjerin Ndereu: Argumenti që u përdor s'ka sens. Heqja e gradave vullnetare nuk ka as në ushtri as në polici. Kjo është absurd, dhe pse është absurd shqiptar, ta nisim këtë ndryshim. Të heqim këto lloje shpikjesh pa vend. Hajde ul graden që të gjesh punë. Kjo gjë nuk duhet përdorur në Komisionin e Sigurisë.
Luan Rama: Meqë janë dhe grada të pa merituara, dhe për arsye shpesh herë politike është gjetur kjo artific. Marrë shkas nga ajo qe tha Taulanti, nuk ka vend që ka një ligj bazë për gradat, nuk ka asnjë vend të NATO-s. Nuk e pengon kjo gjë, në kemi në proces edhe ligjin për Policinë e Shtetit.
Ещё видео!