Moti i keq ka shkaktuar katër viktima të tjera në Itali, dy në Valle d'Aosta e dy të tjerë në Trentino Alto Adige. Dy pesionistë kanë mbetur viktimë nga shembja e një peme që ka rënë mbi automjetin ku ata udhëtonin, ndërsa një 81 vjeçar ka humbur jetën ndërsa është rrëzuar nga çatia e shtëpisë ku po përpiqej të riparonte dëmet e një dite më parë.
Viktima e katërt është një 53 vjeçar, shkak është bërë era e fortë që ka aksidentuar tragjikisht automjetin e tij. Shirat e dendur dhe era e fortë kanë përfshirë të gjithë territorin italian. President i rajonit te Venetos, Luca Zaia, ka kërkuar ndihmë për mbi 16 mijë banorë që kanë mbetur pa energji elektrike dhe për rreth 100 mijë banorë në provincën e Rovigos të mbetur pa ujë për shkak të shaktërrimit të sistemit elektrik nga era e fortë e përmbytjet e ditëve të fundit.
Gjithashtu ai ka kerkuar dhe mbylljen e shkollave ne te gjithe rajonin per shkak te motit te keq. Por edhe pjesa tjeter e Italise vijon qe te kete problem si shkak i motit te veshtire. Pas shembjes së digës në portin turistik të Rapallos në Liguria mbetet e lartë emergjenca e rrezikut nga ndotja për shkak të dhjetra jahteve e barkave me vela të shkatërruara dy ditë më parë nga moti i keq. Ndërsa në provincën e Xhenovas, komuna e Portofinos vazhdon të jetë e izoluar dhe pa gaz.
Ещё видео!