Lajme Arkiva 2000
Si të gjithë qytetarët e thjeshtë të Tiranës, dhe kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano i shoqëruar nga bashkëshortja Rexhina, ka kryer obligimin për t'u pajisur me kartën e votimit. Çifti Nano ka tërhequr vëmendjen e gazetarëve dhe qytetarëve të pranishëm në shkollëm 8-vjeçare "Emin Duraku" ku banorët e lagjes pajisen me kartat e votimit. Pas këtij procesi, kryesocialisti Nano, u shpreh:
"Më lejoni të them që komenti më i rëndësishëm i ditës, pavarësisht nga ciklet e trurit të sëmurë të këtij burri, është ky marrja e kartës së votuesit. Një proces që mu duk fare normal dhe që u lejon gjithë qytetarëve të identifikohen dhe të realizojnë të drejtën e tyre ligjore për të votuar. Ndërsa më lejoni të them që me procedura të tilla, ku Kushtetuta gjen zbatim tek garantimi praktik i të drejtave themelore të shtetasve dhe e drejta për të votuar është një nga të drejtat dhe liritë themelore nga e cila kondesionohet se çfarë pushteti ngrihet me votën e zgjedhësve. Shfaq qartë që ulërima të çmendurish që vërtetojnë se çfarë kanë bërë në të kaluarën. Ulërimat e Berishës janë ulërima të precendetëve të abuzimit me pushtetin që nesër do të jenë precedentë penalë sepse përderisa kërcënon liderin e mazhorancës me burg sërish, do të thotë që burgosjen e liderit të opozitës së djeshme e ka zët Sali Berisha dhe me këtë ka punë do të merret me Fatos Nanon."/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!