Ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë Vendeve demokratike më të industrializuara të botës, u zotuan për një front të unifikuar kundër agresionit rus në Ukrainë dhe kërcënimit që paraqet Kina ndaj Tajvanit.
Në përfundim të takimit, përmes një deklarate të përbashkët ata shprehën përkushtimin për të forcuar dhe zbatuar sanksione të ashpra kundër Moskës. Deklarata e përbashkët përfshinte gjithashtu qëndrime të forta, mbi një seri të pashembullt provash me raketa të Koresë së Veriut. Por Kina dhe Rusia morën vëmendjen kryesore të takimit treditor të organizuar nga Japonia.
“Nuk mund të ketë mosndëshkim për krimet e luftës dhe mizoritë e tjera, si sulmet e Rusisë kundër civilëve dhe infrastrukturës jetike civile. Mbetemi të përkushtuar për intensifikimin e sanksioneve kundër Rusisë, duke i koordinuar dhe zbatuar plotësisht ato”, thuhej në deklaratë ndërsa sqarohej se Perëndimi, do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën, për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
Ofensiva e Rusisë në Ukrainë kryesisht ka ngecur dhe Kievi po përgatitet për një kundërofensivë. Megjithatë, e G7 I cilësoi të papranueshme dhe të papërgjegjshme retokrikat dhe kërcënimin e Rusisë “për të dislokuar armë bërthamore taktike në Bjellorusi.
Ministrat e jashtëm nënvizuan se agresioni rus dhe kinez bërbëjnë dy kriza që shihen si sfida në për rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Përpjekjet globale për zgjidhjen e tyre, janë penguar nga qëndrimet kundër të Kinës dhe Rusisë, në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Pamjet: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#G7#Japoni#TopChannelNews
Ещё видео!