Serbisë as që i shkon ndërmend që të diskutojë me Kosovën çështjen e njohjes reciproke, të paktën sipas qëndrimit të shprehur nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.
Duke folur për mediat serbe, Daçiç del kundër Vuçiçit, që ka folur për vendimmarrje të vështira dhe presion të shtuar ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve me Prishtinën.
Sipas Daçiç, qëndrimi i Serbisë është i qartë në lidhje me dialogun me Kosovën. Ai thotë se bisedimet nuk kanë pse të vazhdojnë më tej pa u vënë në zbatim marrëveshja për asociacionin e komunave serbe.
I pyetur se çfarë nënkuptonte Presidenti serb Aleksandar Vuçiç kur theksoi se Serbia kishte gjetur mirëkuptim më të madh në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Daçiç tha se kjo do të thotë se të gjithë e dinin se çfarë dëshironte Serbia dhe se kishin dëgjuar nga përfaqësuesit e huaj se i dinin se cilat ishin qëndrimet e Serbisë apo disa vija të kuqe, pra gjëra të papranueshme.
Mes të papranueshmeve, Daçiç nënkupton se ka marrë mirëkuptimin e perëndimit që Serbia s’mund ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Kosova dhe Serbia kanë pranuar parimisht propozimin franko-gjerman të dialogut. Kryeministri Albin Kurti e ka interpretuar këtë plan si njohje de facto e shtetit të Kosovës nga Serbia.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Daçiç#Vuçiç
Ещё видео!