#oranews #casino #kazino #kazinopaleje #kazinotirane
Një ambient ilegal i përshtatur për kazino është zbuluar në zonën e "Selvisë" pranë qendrës së Tiranës. Personat që kryenin këtë aktivitet arritën të largoheshin duke mbyllur brenda inspektorët e Agjencisë së Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëseve për hapjen e derës, ndërsa brenda ambientit policia sekuestroi 9 kompjutera që përdoreshin për lojërat e fatit.
Një aksion i AMLF-së dhe policisë kriminale pranë Komisariatit Nr.4 në Tiranë, ka zbuluar një ambjent kazinoje në zonën e “Selvisë” në kryeqytet.
Pamjet ekskluzive të siguruara nga Ora News tregojnë ambjentin e kazinosë të futur në bodrumin e një ndërtese, shumë pranë hyrjes së pallatit që ndodhet tek zona e “Selvisë”.
Në total janë sekuestruar 9 kompjutera të lojrave të fatit të cilët kanë mbishkrimin “Apex” dhe “Games 4You”, ndërsa deri në mesditën e sotme policia dhe inspektorët e Lojrave të Fatit, nuk kanë qënë të informuar se ishte personi që posedonte këtë biznes të paligjshme në Tiranë. Sipas burimeve të policisë, kazinoja është konstatuar fillimisht nga inspektorët e Agjensisë së Monitorimit të Lojërave të Fatit, të cilët kanë hyrë në këto ambjente.
Por individët që ndodheshin brenda në kazino, janë larguar me vrap, duke mbyllur më pas dhe derën e ambjentit të përshtatur si kazino, dhe lënë brenda punonjësit e AMLF-së.
Mësohet se kanë qenë këta të fundit që njoftuan policinë dhe drejtuesit e AMLF-së për të kërkuar ndihmë, pasi ishin mbyllur brenda një kazinoje.
Efektivët e komisariatit nr.4 kanë shkuar në vendgjarje, por për shkak se dera ishte e mbyllur është dashur ndihma e zjarrfikësve.
Mësohet se zjarrfikësit kanë bërë hapjen e derës së ambjentit të përshtatur në kazino dhe pas kësaj kanë hyrë forcat e policisë.
Në total policia sekuestroi plot 9 kompjutera, ku dy prej tyre ishin në gjendje të fikur ndërsa 7 kanë qenë në gjendje pune.
Policia dhe vetë inspektorët e AMLF-së thanë se ende nuk kanë identifikuar personin që ka pasur këtë kazino pa leje në qendër të Tiranës.
Policia ka shoqëruar pronarin e ndërtesës, i cili ka treguar se e kishte dhënë me qira tek persona të tjerë.
Hetimet për këtë rast të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, janë duke vijuar ndërsa po vijohet të punohet me analizimin e kamerave të sigurisë së zonës, për të mësuar pronarin e vërtetë që kishte aktivizuar kompjuterat e lojërave të fatit.
Sot në Tiranë janë tre kazino të licensuara nga qeveria dhe që ushtrojnë aktivitet tregtar në fushën e lojërave të fatit.
Ndërsa besohet se shumë pika të tjera të këtij aktiviteti, kanë lulzuar në zona të ndryshme të kryeqytetit, duke u kamufluar në ndërtesa larg syrit të kalimtarëve.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!