[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Këta shpendë sigurisht nuk e dinë se pas kësaj parade, shumë prej tyre do të përfundojnë në treg dhe më pas në tryezat e natës së vitit të ri, si simboli i kësaj feste. Panairi i gjelave të detit në komunën Pajovë të Peqinit, një traditë tashmë në këtë zonë, sjell për çdo vit këtu edhe Lame Lekajn, një grua që të ardhurat për familjen i siguron nga gjelat e detit. Ajo thotë se të mbash dhe të rritësh këtë shpend, është mjaft e vështirë, ndërsa pjesëmarrjen në panair e sheh si mundësi të mirë që gjelat e saj të shiten edhe në zona të tjera të vendit. Shumë banorë të zonës, por edhe të ardhur posaçërisht për të marrë pjesë në këtë panair tradicional e kanë shfrytëzuar këtë aktivitet për të blerë gjelin e detit që rritet në këtë zonë dhe që njihet për shijen e veçantë të tij. Çmimi për një kilogram mish gjel deti është 800 lekë, dhe sipas fermerëve kjo është normale për vështirësitë me të cilat ata përballen për rritjen e tij. Nga 100 mijë gjela deti që mbarshtrohen në qarkun e Elbasanit, 50 mijë janë vetën në rrethin e Peqinit.
Ещё видео!