Dr. Aida Zhupa Per me teper vizitoni: [ Ссылка ]
Platoni, lindi rreth vitit 427 p.e.s., në familje aristokrate të Athinës. Ai mori edukim të pasur, kryesisht në filozofi dhe politikë. Platoni ishte nxënës i Sokratit. Pas dënimit të tij me vdekje thuhet se Platoni u zhgënjye aq shumë nga Athina sa u largua nga qyteti. Ai udhëtoi për kohë të gjatë dhe u kthye në vendlindje kur ishte 40 vjeç. Në këtë kohë themeloi shkollën filozofike, Akademia, në krye të së cilës qëndroi deri sa vdiq, në vitin 347 p.e.s. Platoni ushtroi ndikim të madh tek nxënësi i tij Aristoteli, megjithëse shpesh nuk ndanin të njëjtat mendime. Ai formuloi një doktrinë të mirëfilltë e të gjerë, ku trajtoi tema të natyrës, kozmosit, politikës, drejtësisë, shtetit, etikës, shpirtit, erosit etj. Shumë vepra u ruajtën me kujdes, për shkak të famës së tyre. Më kryesoret, janë: - Dialogët e hershëm (rreth 339 - 387): Apologjia, Kritoja, Giorgiasi, Hipia i Madh, Menoni, Protagora. - Dialogët e mesëm (rreth 380 - 360): Fedoni, Fedri, Republika, Symposium-i. - Dialogët e vonë (rreth 360 - 355): Parmenidi, Sofisti, Theteti. Platoni kishte qenë i pranishëm në dënimin e mësuesit të tij, për të cilin ushqente adhurim dhe respekt, prandaj i shkroi ato që kishte mësuar prej tij. Në veprën “Apologjia”, tregon për mbrojtjen e shkëlqyer të Sokratit para trupit gjykues, ndërsa në vepra të tjera, në formën e dialogut, përshkruhet metoda sokratike e njohjes. Platoni jetoi gjatë deri në moshën 80 vjeçare, duke lënë trashëgimi të pasur veprash dhe ndihmesë të madhe në zhvillimin e dijes së kohës që vazhdon edhe sot.
Filozofia 11, Autore: Dr. Aida Zhupa, Dorina Zenelaj, Estela Manaj, Shtepia Botuese e Librit Shkollor e Re
Ещё видео!