Kryeministrin Edi Rama e konsideron nga politikanët apo pushtetarët me jetëgjatë në Shqipëri. Në një intervistë ndryshe për emisionin Opinion në Tv Klan, Zogaj u shpreh se vitet e fundit Rama nuk ka fituar për meritë, por për shkak të dobësisë së kundërshtarit politik.
Sa i përket gjurmës që do të lëjë në historinë e vendit, Zogaj e përfshin Ramën në kategorinë e atyre personave që “punojnë me dorë të rëndë por dhe abuzojnë shumë”.
“Edi është një figurë qëndrore. Erdhi si një lloj fenomeni intelektual në pushtet. Është personi më jetëgjatë në pushtet. Ka përfituar shumë nga kundërshtarët. Për zgjedhjet e vitit të fundit kam pasur mendimin që Edi Rama nuk fiton por i ka ngelur fitorja në dorë. Të gjithë ata që kanë qeverisur këtu, ka lënë secili gjurmë. Ka dhe Edi Rama kontributin e vetë. Ajo që kam kontestuar unë lidhet me atë që ai ka ndërtuar me dorë të rëndë. Ndërtojnë por edhe abuzojnë. Punojnë por dhe marrin shumë. Kanë shumë theks propagandistik dhe bie në kundërshtim me gjithë principet e mia. Ka gjasa që Edi Rama të jetë i pakushtëzuar në qeverisjen e tij dhe kjo mund t’i jetë kthyer në avantazh në këtë periudhë. Edhe Edi Ramën e pret transparenca që thashë për të gjthë që duhet të tregojë xhepat”, u shpreh Preç Zogaj.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!