#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
200 gr kuskus
1 lgj vaj ulliri
Pak kripë
220 ml lëng perimesh
700 gr gjoks pule
2 lgj vaj ulliri
Kripë dhe piper i zi
1 lç piper të kuq
1 qepë e vogël
2 karrota mesatare
1 spec i kuq
2 kunguj të vegjël
1 fç bizele
1/2 gotë lëng perimesh
Lëkura e 1 limoni
Fillimisht vendosim në një tas kus kusin. Shtojmë në të një lugë gjelle vaj ulliri, shumë pak kripë e më pas shtojmë lëngun e perimeve të nxehtë. Mbulojmë tasin me celofan dhe e lëmë kus kusin të hidratohet deri sa të përthithë lagështirën.
Ndërkohë presim gjoksin e pulës në kubikë me brinjë 1 cm. Ngrohim në tigan 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe kaurdisim mishin e pulës deri sa të zverdhet lehtë. Ndërkohë rregullojmë shijen e pulës me kripë dhe piper të zi e më pas me piper të kuq. Vazhdojmë përzierjen deri sa në tigan të mos ketë fare lagështirë dhe mishi të jetë skuqur. Largojmë mishin në një pjatë.
Në po atë yndyrë në tigan shtojmë qepën të prerë në fije, karrotën e prerë në kubikë të vegjël 0,5 cm, specin e kuq në kubikë të vegjël. I kaurdisim për 5 minuta e në fund shtojmë kungujt në kubikë të vegjël, së bashku me bizelet e pak kripë. Shtojmë gjysmë gote me lëng perimesh. I përziejmë për 5 minuta dhe çdo gjë gati.
Zbulojmë kus kusin, e thërrmojmë me majën e një piruni e më pas shtojmë në tasin me kus kus perimet e gatuara. Mbi to shtojmë mishin e pulës të gatuar. I përziejmë mirë të gjithë përbërësit në tas duke e freskuar në fundme lëkurën e grirë të një limoni.
Gjithçka është gati për ta shërbyer.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ] #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu
Ещё видео!