[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Këshilli i Ministrave ka miratuar rishikimin e buxhetit per vitin 2014 i cili parashikon rishpërndarjen e 130 milion dollarëve shtese te cilat kane ardhur nga mbledhja e me shume taksave nga tatimet dhe doganat. Pas negociatave me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore qeveria ka vendosur te rrisë mesatarisht me 10% fondin e çdo ministrie.“Është e para herë pas 5 vitesh që rishikimi i buxhetit bëhet me rritje dhe jo me rënie. Kemi pasur fatkeqësinë që për 5 vite të kishim qeveri që bënte parashikime përtej mundësive duke shfrytëzuar paratë e parashikuara për tamtame urbanistike dhe më pas kthehej në kuvend për të rishikuar buxhetin me ulje”Qeveria është treguar e vëmendshme qe te ardhurat te shkojnë se pari drejt pjesës me te dobët te shoqërisë, personave me aftësi te kufizuar te cilët tashme do te marrin te gjitha pagesat e prapambetura. Po ashtu 15 milionë dollarë do te shkojnë vetëm per investimet ne infrastrukture“Janë gjithsej 51 projekte që kanë mbetur rrugëve dhe që kanë arritur të financohen në 50% financohen në 100%. Do ju rrimë në kokë kompanive që të punojnë ditë natë”Një pjese e parave do te shkojnë ne arsim, shëndetësi, për përmirësimin e kushteve te punës se policisë; ndërkohe qe qeveria nuk ka lene jashtë vëmendjes as ndërtimin e xhamisë se madhe ne kryeqytet. Praktika e rishikimit te buxhetit me rritje u realizua nga e djathta ne vitet e para te mandatit, por qe prej fillimit te krizës, rishikimi i buxhetit parashikonte vetëm shkurtime.
Ещё видео!