Për herë të parë në Ukrainë është përdorur një dron turk - Bayraktar. Por efektet e përdorimit të dronit kanë qenë më të fuqishme në media, sesa në terren. Mediet ruse transmetuan me orë të tëra diskutime mbi një video njëminutëshe të transmetuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës. Përfaqësuesit e Kremlinit dhe Ministrisë së Jashtme ruse dënuan operacionin e ushtrisë ukrainase. Qeveria gjermane shprehu shqetësiminpër luftimet dhe "përdorimin e droneve nga palët". Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme vuri në dukje se përdorimi i dronëve në zonën e konfliktit "është i rezervuar vetëm për OSBE-në". Andrij Melnyk, ambasadori ukrainas në Gjermani, u tha disa mediave se vendi i tij kishte një "të drejtë legjitime për vetëmbrojtje". Sipas Kievit, përdorimi i parë për qëllime lufte i një droni turk ka ndodhur me 26 tetor pranë vendbanimit Hranitne në jug të Doneckut. Kievi raportoi se pozicionet ukrainase ishin qëlluar me një bateri artilerie D-30 nga zona separatiste. Një ushtar ukrainas u vra dhe një u plagos. Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, droni i përdorur ka shkatërruar një nga topat e forcave proruse dhe granatimet u ndalën. Video tregon një shpërthim dhe njerëz që marrin arratinë. Ukraina ka blerë dronet TB2 nga kompania turke Bayraktar Makina që nga viti 2018. Ato mund të përdoren si në luftime ashtu edhe për zbulime në terren. Kievi e përdor atë për forcat e tij tokësore dhe detare dhe dëshiron të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e tyre, si dhe një qendër shërbimi. Në këmbim, një kompani shtetërore ukrainase po furnizon kompaninë turke me motorë për dronë sulmues edhe më të fuqishëm.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Dronët#Bayraktar#TopChannel
Ещё видео!