#ogertamanastirliu #antibiotike
Përdorimi pa kriter i antibiotikëve është kthyer në një shqetësim serioz global. Pikërisht për t’i vënë fre këtij abuzimi në Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu ka paralajmëruar zero tolerancë për tregtimin e antibiotikëve pa recetë.
“Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore duhet urgjentisht të intesifikojë punën përsa i përket kontrolleve të farmacive të rrjetit të hapur, në raport me recetat që lëshohen për sa i përket antibiotikëve dhe verifikimin, nëse kanë antibiotikë të lëshuar pa recetë. Zero tolerancë për farmacitë të cilat i shmangen rregullit dhe ligjit për sa i përket shitjes së produkteve dhe antibiotikëve apo barnave të cilat duhet të shiten vetëm nëpërmjet recetës së mjekut”,
Ne Komitetin Kombëtar të Ekspertëve për Testimin e Ndjeshmërisë Antimikrobike u bë me dije se do të ketë një plan kombëtar masash për antibiotiko-rezistencën.
“Ka ardhur koha për të rivlerësuar planin e masave përsa i përket luftës kundër antibiotiko-rezistencës, me mësime të mësuara dhe të nxjerra nga Covid-19. Është shumë e rëndësishme që ky plan masash të fillojë menjëherë, duke patur disa objektiva konkretë.”
Ekspertët po punojnë që të ketë një sistem edhe për barnat që nuk janë me rimbursim dhe që jepen nga mjekët si terapi mjekimi.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!