Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Qeveria merr kërkesën zyrtare për aeroportin e Vlorës.
Njoftimi është bërë nga kryeministri Rama përmes një postimi në faqen e tij të facebook.
"Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës.Deri në qershor hapja e kantierit."
Ndërkohë mbrëmjen e 15 janarit 2018 kryeministri Rama deklaroi në Tonight Ilva Tare se kërkesa do të vijë nga i njëjti grup që ndërton aeroportin e tretë të Stambollit.
Rama deklaroi: "Besoj se këtë javë duhet të na vijë kërkesa zyrtare për aeroportin e Vlorës dhe jemi në fazë të avancuar të instalimit të linjës tonë ajrore. Besoj se do të krijohen kushtet për më tepër konkurrencë dhe më pas çmime më të ulëta.
Do të vijë kërkesa nga i njëjti grup që ndërton aeroportin e tretë të Stambollit. Në Sarandë aeroport turistik, në Vlorë rajonal."
Ministria e Infrastrukturës konfirmoi sot: " Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.
Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!