Lajme arkiva 2009
A e dini se cilat janë bizneset më të suksesshme në Shqipëri? Këtë mund ta mësoni në guidën 111-të, “Gjërat më të mira në Shqipëri”. Botimi do të përfshijë emrat e kompanive dhe shërbimeve që ato ofrojnë, të përzgjedhura nga sondazhet e zgjedhura nga qytetarët.
Promovimi i kësaj nisme është bërë gjatë një mbrëmje Gala në qytetin bregdetar të Durrësit, ku përveç organizatorëve ishin të pranishëm edhe bizneset e përzgjedhura.
Evis Mumajesi: “Është hera e parë që ky projekt realizohet në Shqipëri dhe ne shpresojmë që të bëhet një stampë dhe një logo, e cila vërtetë do të tregojë kualitet edhe në të ardhmen për gjithë bizneset shqiptare.”
Mandola Hasa: “Ne do të vazhdojmë me procedura të tjera lidhur me marketingun në vend, dhe pse jo për t’i treguar të gjithëve qytetarëve shqiptar dhe të huaj, ja se cilët janë bizneset më të mirë në vend dhe ja së si t’i gjeni”.
Kristali i Artë, do të jetë trofeu që organizatorët do të japin për kompaninë dhe bashkëpunimin më të mirë në ditën e 111-të, çdo viti kalendarik.
”Unë ndjehem e kënaqur që paskërka një staf që vlerëson punën time.”
“Është shumë normale që ku janë më të mirët duan të jenë të gjithë.”
“Ishte vërtetë hapi I parë për tu bërë.”
“Pretendojmë të arrijmë le të themi rezultate më të mira në punën tonë, le të kemi shërbim më të mire ndaj klientëve dhe pacientëve tanë.”
Në librin “Guid” i cili pritet të promovohet në fillim të vitit të ardhshëm do të përfshihen shërbimet si, ndërmarrjet, infrastrukturat, bankat, siguracionet, mediat, komunikimi dhe disa fusha të tjera. Përveç promovimit bizneset do të kenë mundësi të testohen në treg për cilësinë e shërbimeve që ato ofrojnë./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!