#reportTV #lajmeshqip #lajme Shkollat nuk janë mbyllur për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes apo rasteve të shtuara me COVID, por si pasojë rrezikut që mund të haste një nxënës gjatë rrugës nga shtëpia për në klasë në një kohë kur temperaturat kanë shkuar në disa gradë nën zero. Rreziqet që i kanosen një nxënësi, i ka listuar ministrja e Arsimit Evis Kushi.
Shkollat nuk janë mbyllur për shkak të mungesës së sistemit të ngrohjes apo rasteve të shtuara me COVID, por si pasojë rrezikut që mund të haste një nxënës gjatë rrugës nga shtëpia për në klasë në një kohë kur temperaturat kanë shkuar në disa gradë nën zero. Rreziqet që i kanosen një nxënësi, i ka listuar ministrja e Arsimit Evis Kushi.
"Rrugën që duhet të bëjnë deri në shkollë, që mund të ketë rreziqe për shkak të ngricave, flokëve të borës, depozitat e ujit, kam dëgjuar që në disa shkolla kanë ngrirë depozitat e ujit dhe nuk kanë ujë. Janë pak shkolla që nuk ka ngrohje, disa ngrohen me dru, disa me kaldaja, kemi një bashkëpunim më Bashkitë. Nuk ka lidhje ky vendim, vetëm me sistemin e ngrohjes, por edhe rreziku që mund të ketë nga shtëpia në shkollë. Në këtë vendim e kemi marrë javën e kaluar kur parashikimet thonin që temperaturat shkonin deri -17 gradë, është një vendim që mund të rishikohet, nëse do përmirësohet situata. Vendimi është vetëm për 3 ditë, që përsëri dhe këtë do e rishikojmë nëse parashikimet nuk do të dalin reale", tha Kushi. Gjatë javëve të fundit, në vendin tonë ka pasur një rritje të shifrave me COVID dhe nuk kanë mbetur të "paprekshëm" as mësuesit. Ministrja e Arsimit dha shifra konkrete, duke sqaruar se aktualisht janë 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxënës.
"Nuk ka lidhje me situatën e COVID, edhe pse jemi duke e monitoruar në të gjithë shkollat e vendit, edhe pse ka një rritje, në total janë 1100 mësues me COVID dhe 1600 nxënës", tha Kushi. Nuk jemi në kushtet kur shkollat të mbyllet për shkak të COVID, ndoshta dhe vaksinimi i mësuesve ka ndikuar", tha Kushi.
Ajo ka pranuar edhe mungesën e regjistrave në disa shkolla ku dha edhe motivet përse nuk janë shpërndarë në kohë, e ndërsa sqaroi se tanimë ky problem është zgjidhur.
"Regjistrat, më vjen keq që në disa shkolla, një pjesë e regjistrave nuk kanë mbërritur në kohën e duhur, sot të gjithë regjistrat janë furnizuar, zyrtar arsimore po i shpërndajnë, ka qenë një problematikë, për shkak të vonesës së shkaktuar nga kompanitë në procedurat e tenderimit, ka pasur vonesat. më vjen keq dhe kërkoj mirëkuptimin e mësuesve, por që sot është zgjidhur", përfundoi ministrja.
Nga ana tjetër, sot në Ditën ndërkombëtare të Arsimit, ka pasur edhe një protestë te Ministria e Arsimit, ku i dhuruan simbolikisht disa ngrohëse duke dalë kundër vendimit për mbylljen e shkollave. Mësimi është pezulluar nga sot, 20 janar deri në 26 janar, megjithatë nëse do ketë një përmirësim të kushteve atmosferike, Kushi ka sqaruar se vendimi do të rishikohet.
Për mbylljen e shkollave ka reaguar edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa. Ajo shprehet se qeveria nuk jep llogari dhe nuk bën transparencë se cila ishte arsyeja e mbylljes së institucioneve arsimore.
Ещё видео!