Ka përfunduar në kohë rekord rehabilitimi i hapësirës mes pallateve në kryqëzimin e rrugëve “Kujtim Laro” dhe “Kongresi i Manastirit” në Njësinë 3. Pas inspektimit të bllokut, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha se tani banorët kanë një lagje më të jetueshme.
‘Tani që lagjja është e pajisur me infrastrukturën e duhur, trotuare, stola, ndriçim, lulishtet, pemë etj, Veliaj tha se ka nevojë edhe për rehabilitimin e pallateve të vjetra. Pjesa më e madhe e pallateve janë pallate të vjetra, të kohës së komunizmit, që kanë nevojë për një veshje kapotë. Ne i kemi hapur thirrjet gjatë gjithë vitit, por me buxhetin e ri do të kemi mundësi të bëjmë edhe 200 pallate të tjera. Ftesa për të gjithë dashamirësit është: Ejani aplikoni! Bashkia e Tiranës paguan 50% të kostos së veshjes së pallatit me kapotë, ndërkohë që paguan gjithashtu edhe për çdo pensionist, për çdo person me aftësi të kufizuar dhe me ndihmë ekonomike. Ftesa për banorët është se, nëse në nivel horizontal punën e ka bërë bashkia, dhe jam vërtet i kënaqur nga puna cilësore, nivelin vertikal do ta bëjmë bashkë. Na duhet bashkëpunim nga të gjithë”.
Veliaj nënvizoi se buxheti i vitit 2025 do të jetë jo vetëm më i madhi, por më transformuesi i Bashkisë së Tiranës.
“Do të kemi një buxhet rekord për Bashkinë e Tiranës në 2025, jo vetëm se Tirana është e gjitha një kantier investimesh, - kemi 7-8 shkolla të reja, për ta çuar në mbi 50 numrin e shkollave të reja në Tiranë, - por mbi të gjitha se Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut, bashkë me Aleksandrinë e Egjiptit, me rreth një mijë aktivitete kulturore. Dëgjesat për buxhetimin me pjesëmarrje do t’i lajmërojmë javës tjetër, kështu që secili prej qytetarëve të njësive administrative që ka kërkesa, jemi në kohën e duhur. Duam që në fund të dhjetorit të kalojmë buxhetin jo vetëm më të madh, por buxhetin më transformues që ka pasur Bashkia e Tiranës”, theksoi Veliaj.
Ai përmendi faktin se nga 1 janari, të gjithë pensionistët do të udhëtojnë falas me autobusët e Tiranës, ndërsa nga shtatori tjetër, ushqimi për fëmijët do të jetë falas në shkolla.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Veliaj#PS
Ещё видео!