Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë e ka pasur fjalën.
Erdogan, kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gazë, ka folur për luftën përgjatë një fjalimi në të cilin ka lavdëruar industrinë e mbrojtjes së Turqisë.
“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë… ne duhet të jemi të fuqishëm që të mund t’i marrim këta hapa”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të partisë së tij.
Përfaqësues të partisë së tij nuk u janë përgjigjur thirrjeve për më shumë hollësi. As Izraeli nuk i ka komentuar deklaratat e liderit turk.
Erdogan duket se ka përmendur veprimet e Turqisë në të kaluarën. Më 2020, Turqia ka dërguar personel ushtarak në Libi, për të mbështetur Qeverinë e njohur prej Kombeve të Bashkuar atje.
Pamje: TP/ AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Turqi#TopChannelNews
Ещё видео!