#oranews
Jo vetëm nuk ka ulje por dhunuesit vijojnë të jenë rrezik edhe pasi dalin nga institucionet e vuajtjes së dënimit.
Kjo është situata që paraqitet në gjykata me të dënuarit për dhunën në familje, ku gjatë këtij viti krahasuar me një vit më parë janë katërfishuar rastet e të akuzuarve për këtë vepër dhe me sa duket ashpërsimi i ligjit, nuk e ka ulur aspak fenomenin.
Avokati Alban Duro thotë për RTV Ora se thuajse çdo dite i bie të përfaqësojë persona që akuzohen për dhunë në familje, por fenomeni i ri është se shumica e tyre janë përsëritës të kësaj vepre.
Duro thotë se duhen më shumë politika sociale për të zbutur fenomenin, ndërsa nuk është zgjidhje ashpërsimi i dënimit.
Avokati apelon që për dhunuesit dhe për viktimat duhet të ketë qendra rehabilitimi, që ndonëse në ligj janë parashikuar nuk janë ngritur ende.
Dhuna më e zakontë vijon të jetë mes bashkëshortëve, por ka edhe forma të tjera të prindërve ndaj fëmijëve ose e anasjelltas.
Ndërsa sa i takon urdhrave të mbrojtjes duket se edhe kjo masë është pa rezultat pasi shumica e viktimave të dhunës në familje kanë qenë të pajisura me urdhra mbrojtje.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!