Një tjetër protestë u zhvillua këtë të shtunë në Shkodër për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë. Përmes një marshimi të qetë që nisi nga sheshi “Luigj Gurakuqi” drejt prefekturës së qarkut, qytetarët kërkuan sërish largimin e kreut të policisë së shtetit Ardi Veliu
I vetmi incident ishte ndalimi i dy të miturve 13 dhe 15 vjeç që kishin marrë me vete një shishe me benzinë.
Ata u ndaluan nga policia dhe u shqoëruan në komi9ariat ku janë thirrur prindërit dhe një psikolog për shkak të moshës.
Edhe pse protestuesit ishin të paktë, forcat e policisë rrethuan institucionet. Qytetarët u shprehen se distancoheshin nga dhuna e një jave me parë.
“Nuk jam në mbështetje të dhunës, por duhet të protestojmë se kemi halle”
“Nuk kam thirrje politike por dua që gjerat këtu të ndryshojnë”
Një javë më parë në këtë qytet u sulmua selia e Partisë Socialiste, material të së cilës u shkatërruan dhe dogjën.
Tv KLan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!