Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është përgjigjur nga selia blu akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, në lidhje me zgjedhjet e reja për Forumin Rinor të Partisë dhe Lidhjen Demokratike të Gruas.
Në një prononcim për mediat nga selia blu, Basha deklaroi se koha e Berishës ka mbaruar, si dhe koha e mandateve të skaduara, duke iu referuar mandateve të Belind Këlliçit dhe Albana Vokshit në këto dy forume.
Kryedemokrati akuzoi Berishën se është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e kryeministrit Rama, teksa u zotua se do ta këpusë këtë tub.
Partia Demokratike ka shpallur ditët e fundit nisjen e procesit për zgjedhje të reja në Forumin Rinor të Partisë dhe Lidhjes Demokratike të Gruas. Në lidhje me këto zgjedhje nuk kanë munguar akuzat ndaj Lulzim Bashës, ku disa anëtarë të PD-së e shohin këtë akt të kryedemokratit si një hakmarrje politike ndaj Belind Këlliçit dhe Albana Vokshit, për shkak se kanë dalë në krah të Berishës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Basha#Berisha#TopChannel
Ещё видео!