#oranews #saliberisha #pd #opozita #vlore
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në përurimin e Spitalit Qendror, një spital krejt i ri për sëmundjet e brendshme në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Rama tha se, ky spital nuk ka asnjë dallim nga spitalet e Parisit, Milanos apo Stambollit, ndërtuar me pasion e me përkushtim të posaçëm, si një tjetër shembëlltyrë e Rilindjes së Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.
Rama: Ky spital është vepra më e madhe dhe komplekse që kemi ndërtuar në këto vite, por edhe përmbushja e një nevoje të madhe për të kaluar në një epokë tjetër në shërbimin tonë shëndetësor, duke vënë në dispozicion të mjekëve, infermierëve e gjithë punonjësve të sistemit një spital i cili ka jo vetëm mjediset më të përshtatshme për misionit e tyre, por edhe instrumentet e nivelit më të lartë bashkëkohor sot. Rama shtoi se, gjithmonë kemi menduar e besuar që motivimi i mjekëve dhe infermierëve dhe suksesi i shërbimit shëndetësor kombëtar, nuk është thjesht vetëm çështje motivimi financiar, që patjetër është një element i rëndësishëm.
Rama: Është edhe çështje kushtesh, instrumentesh, mundësish që mjekët e gjithë personeli të mund të rriten profesionalisht në vazhdim dhe të mund të ekzekutojnë në praktikë të gjithë dijet me forcën e eksperiencës së tyre.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!