#oranews #spak
Të premten e ardhshme Këshili i Lartë i Prokurorisë do të mbidhet për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK. Në garë janë tre prokurorë të cilët më herët kanë dorëzuar platformat e tyre. Arben Kraja do të vijojë të jetë sërisht në SPAK si prokuror i thjeshtë edhe për të paktën 6 vite të ardhshme
Të premten e 16 dhjetorit votat e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të vendosin se kush do të jetë drejtuesi i ri Prokurorisë së Posaçme AntiKorrupsion në Shqipëri.
Në garë për karrigen e Arben Krajës, janë tre prokurorët Altin Dumani, Edvin Kondili, dhe Adnan Xholi.
Tre kandidatët kanë dorzuar platformën e tyre pranë KLP-së prej javësh, ndërsa më datë 16 do të zhvillohen intervistat ku pas kësaj procedurë do të jetë votimi dhe më pas numri ku dhe do të zgjidhet drejtuesi i SPAK.
Mandati i kreut të prokurorisë së posaçme është 3 vite dhe nuk ka të drejtë që të rizgjidhet për një mandat të dytë.
Zyrtarisht më 19 dhjetor Kraja lë zyrën e tij si dreutes dhe më pas ai do të vijojë të jëtë sërisht prokuror edhe për 6 vitë të tjera pasi mandate i tij është 9 vjeçar.
Pasuesi i Arben Krajës zgjidhet nga 11 votat e anëtarëve të KLP-së. Procesin e zgjedhjes së kryetarit të SPAK me interes të lartë e ka parë edhe ambasadorja Yuri Kim e cila shpesh herë ka vizituar prokurorët e ka kërkuar që të këtë transparencë në këtë proces.
E ndërsa procesi i rrotacionit të drejtuesve tashmë e ka një datë, ajo që mbetet e pathënë është fati i dosjeve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë që presin prej muajsh të hapen.
Bëhet fjalë për hetimet e dosjes së tenderave në shëndetësi, koncensioneve të dyshimta, apo cëcshtjet e incineratorëve ku hetimet duket se janë përqëndruar në atë impiantet e Fierit dhe Elbasanit, ndërsa ajo e Tiranës duket se është kthyer ën një mollë të ndaluar për prokurorët e SPAK-ut.
Po ashtu një tjetër vendimmarrje e rëndësishme e SPAK-ut me drejtuesin e ri do të jetë hetimi i çështjes më të fundit, asaj për Portin e Durrësit, të cilën opozita e cilëson si aferën më të madhe korruptive në vend.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!