Disa dhjetëra blegtorë të rretheve të Jugut bllokuan sërisht sot rrugën nacionale Kardhiq -Delvinë në hyrje të këtij aksi tek Ura e Kardhiqit.
Ata përsëritën kërkesat shumëvjeçare mbi problematikën e sektorit të lidhura me çmimet e produkteve blegtorale, subvencionet e pamjaftueshme, kufizimin e kullotave dhe kërkesa që kanë të bëjnë me kontratat e shitjes së mishit.
” Më kanë detyruar të hap katër numra nipti pasi nuk mbështesin më shumë se 300 dhen. Mua të më subvencionojnë për 1000 krerë që kam.”
” Unë i kam këputur dhentë që në dhjetor dhe akoma sma kanë dhënë çmimin barxhot. Çdo ditë më thonë sa ta marrin të gjithë.Por ata shesin djath përditë dhe kanë çmim për shitjen vetëm ne nuk kemi se jemi pa zot.”
” S’kemi kullota, s’kemi lera, nuk kemi asnjë lloj kushti. Fëmijët kanë mbaruar shkollat e larta dhe i mbajë me blegtori për të qytetëruar vendin por këtu luhet një lojë që të zhduket blegtoria e vendit e të mos ngelet këmbë blegtori.”
” Ne kemi katër pika që ja drejtojmë Ministrisë, pika e parë, çmimi tavan i qumështit, së dyti subvencionet, së treti kullotat dhe së katërti veprat ujore. “
Lëvizja u nxit prej uljes drastike të çmimit të qumështit të deles nga 160 lekë për litër në 120 lekë për litër aktualisht. Kjo ulje ka shkaktuar një dëm të lartë financiar për blegtorët që ka çuar sipas tyre në reduktimin e tufave dhe braktisjen e sektorit. Ata thanë se protestat do të vazhdojnë dhe do të përshkallëzohen nëse nuk do të marrin zgjidhje.
Blegtorët thanë se po krijohet një monopol i fabrikave përpunuese të cilat po diktojnë çmimin dhe kushtet e bashkëpunimit. Sipas tyre kjo situatë kërcënon mbijetesën e sektorit dhe të industrisë ushqimore vendase. Ata i kanë kërkuar Ministrisë së Bujqësisë të ndërmjetësojë për të vendosur balanca të drejta në treg të dyfishojë subvencionin dhe të rrisë pragun e numrit të krerëve për mbështetje.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Protesta#Blegtorët#TopChannelNews
Ещё видео!