Një nga vajzat e lënduara brenda në argjendari në ish-bllok, është ndihmuar nga forcat e policisë të cilët e kanë nxjerrë nga dyqani dhe e kanë çuar deri tek ambulanca. Fillimisht janë nxjerrë një vajzë dhe një grua, ndërkohë ato kanë deklaruar se brenda dyqanit ndodhej edhe një vajzë, punonjëse. Efektivët e policisë së rendit kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë bërë të mundur të nxjerrin vajzën e cila fillimisht kishte probleme me frymëmarrjen për shkak të tymit të madh që u përhap. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv, shtëllungat e tymit janë përhapur masivisht në të gjithë lartësinë e pallatit
Ещё видео!