[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një 34 vjecar rus, ish luftëtar i ISIS është arrestuar mbrëmjen e së enjtes nga Drejtoria e Antiterrorit në policinë e shtetit.Në pranga ra Rasul Mislaev 34 vjeç nga Norilsk i Rusisë. Kapja e tij u bë pas një pune disamujore të shërbimeve inteligjente, të cilat kishin informacione se 34 vjecari ishte pjesë e organizates terroriste.Sipas policisë i riu ka mbarritur në shqipëri si emigrant i paligjshëm dhe prej një viti fshihej në vendin tonë.Rasul Mislaev ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska që prej 8 prillit 2015. 34-vjeçari kërkohej nga Rusia për terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste.Hetimet zbuluan se 34 vjecari në Qershor të vitit 2013 është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS). Që prej asaj kohë ai ka qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.
Ещё видео!