Kryeministri i Libisë, Abdul Hamid Dbeibeh i ka mbijetuar një atentati mëngjesin e së enjten në një zhvillim dramatik që ka tronditur vendin afrikan.
Persona të armatosur kanë sulmuar autokolonën e kryeministrit libian Abdulhamid Dbeibah në kryeqytetin, Tripoli, sipas burimeve, disa orë përpara se parlamenti të mblidhet për të zgjedhur një kryeministër të ri.
Sulmi ndodhi herët të enjten ndërsa udhëheqësi i përkohshëm po kthehej në shtëpi.
Një nga plumbat depërtoi në xhamin e përparmë të makinës së kryeministrit, por ai dhe shoferi i tij shpëtuan pa u lënduar.
Al Jazeera raporton se plumbat janë qëlluar me siguri nga një kallashnikov.
Kryeprokurori i Libisë ka nisur një hetim për sulmin.
Sulmi vjen në mes të grindjeve intensive fraksionale mbi kontrollin e qeverisë dhe pasi Dbeibah që u zotua të luftojë përpjekjet e kundërshtarëve të tij për ta zëvendësuar atë.
Libiaa ka pasur pak paqe apo stabilitet që nga kryengritja e mbështetur nga NATO kundër ish-liderit Muammar Gaddafi në vitin 2011.
Photo By Google
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Atentat#Libi#TopChannel
Ещё видео!