Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur letrës së Rusisë, ku kërkonte angazhim që të respektojë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtare. Rama tha se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë, por në lidhje me konfliktin me Ukrainën, ndajnë qëndrime të ndryshme. Akuzave të Berishës, Rama iu përgjigj duke thënë se është 'zhurmë folkloirike në katundin e PD'
Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov, u ka dërguar SHBA-ve, Kanadasë dhe disa vendeve evropiane, mes tyre edhe Shqipërisë, një letër ku kërkon angazhim nga këto vende që të respektojnë sipas saj detyrimet që i japin marrëveshjet ndërkombëtare. Sipas Rusisë vendet perëndimore vazhdojnë të nxjerrin prej saj vetëm ato elemente që u përshtaten atyre, dhe konkretisht – të drejtën e shteteve për të qenë të lirë të zgjedhin aleancat për të garantuar ekskluzivisht sigurinë e tyre. Kjo letër është konsideruar nga ish-Kryeministri Berisha si një kërcënim i hapur, ndërsa tha në Kuvend të enjten se Kryeministri Rama po hesht.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rama#Rusi#TopChannel
Ещё видео!