Zyrtarët e policisë thanë se kanë mundur të gjejnë kutinë e zezë të avionit të rrëzuar në Brazil, ku humbën jetën 62 persona. Brazili është tronditur nga aksidenti më i rëndë ajror në 17 vjet ndërkohë që video të tmerrshme, që tregonin momentet e rrëzimit të avionit të pasagjerëve, kanë qarkulluar online. Zyrtarët thonë se kutia e zezë do t’i ndihmojë të kuptojnë se cfarë ka ndodhur dhe se cili është shkaku i aksidentit. Familjet e 62 viktimave, presin dëshpërimisht për një përgjigje. Pamjet tronditëse, tregonin avionin në një spirale vdekjeje, që binte drejt tokës në shtetin sao Paulo, të premten. Avioni u përplas në tokë dhe shpërtheu në flakë, duke mos lënë asnjë të mbijetuar.
Zyrtarët e aviacionit thanë se avioni kishte 57 pasagjerë dhe katër pjesëtarë ekuipazhi, por më vonë u konfirmua edhe një pasagjer shtesë, duke e cuar numrin e viktimave në 62. Zyrtarisht nuk ka ende një shkak për aksidentin, por disa ekspertë thonë se akulli në motor mund të jetë fajtor. Ata thonë se avioni ishte në lartësi të madhe dhe shtresa akulli mund të jenë krijuar në krahët e avionit dhe në tehet e helikës, duke reduktuar shtytjen. Të tjerë ekspertë flasin për një mosfunksionim të motorit apo aparaturave në bord ndërsa raportet thonë se piloti i avionit, ka pak gjasa të ketë qenë shkaktar pasi kishte shumë përvojë, me më shumë se 4500 orë fluturim.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Avioni#Rrezimi
Ещё видео!