Leku e ka mbyllur javën me rënie në kursin e këmbimit valutor në raport me shumicën e valutave të huaja. Referuar kursit zyrtar të publikuar nga Banka e Shqipërisë monedha europiane rifitoi pikë, pas një rënie të lehtë që pati për disa ditë radhazi. Agjentët e tregut besojnë se Euro mund të hyjë në një fazë të korrektimit të efektit sezonal, të lidhur kryesisht me prurjet nga turizmi. Sipas revistës Monitor, gjatë muajit gusht, zhvlerësimi i Euros u frenua disi nga blerjet e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare. Kërkesa e KESH balancoi disi ofertën e lartë sezonale dhe gjatë gushtit kursi i Euros u shfaq relativisht i qëndrueshëm.
Me përfundimin e verës, sipas ekspertëve, është e pritshme që kursi i Euros të ketë një rritje të lehtë. Megjithatë, fakt është që në vitet e fundit sezoni turistik ka një cikël pak më të gjatë.
Edhe Dollari Amerikan u forcua sërish dhe e mbylli javën pothuajse në të njëjtin nivel me Euron, në kuotën 117.09 Lekë. Kursi i Dollarit sidoqoftë nuk reflekton zhvillime të kërkesës dhe ofertës së brendshme, por kryesisht lëvizjet e monedhës së gjelbër kundrejt Euros.
Këtë javë kursi i Dollarit kaloi për herë të parë në histori kursin e Euros. Kjo erdhi si rezultat i nënçmimit të kursit EUR-USD dhe rënies së Euros poshtë vlerës së një Dollari amerikan.
Megjithëse Dollari Amerikan tashmë përdoret shumë pak në transaksionet ekonomike në Shqipëri, ecuria e tij ngelet e rëndësishme në përcaktimin e çmimeve të produkteve të importuara që kuotohen në këtë monedhë. Mbiçmimi i Dollarit ka luajtur një rol marxhinal në shtrenjtimin e çmimit të karburanteve nga Bordi i Transparencës në mbledhjet e fundit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Euro#Dollar#TopChannel
Ещё видео!