Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Filiali i KESH-it të qytetit të Durrësit dhe policia elektrike, në bashkëpunim me zyrën e përmbarimit, kanë vazhduar aksionin ndaj subjekteve debitore të energjisë elektrike. 15 subjekteve u janë sekuestruar mallrat, të cilët kishin kohë të gjatë që nuk paguanin faturat e energjisë.
Debitë e këtyre subjekteve variojnë nga 50 mijë deri në 450 mijë lekë të reja, ndërsa kohëzgjatja e mospagimit të faturave elektrike ka qenë për më shumë se një vit. Bizneset si bilardo, bare, lokale dhe pika të përpunimit të mermerit, janë detyruar nga përmbarimi të dorëzojnë mjetet, si edhe të mbyllin dyert, deri në pagim të faturave elektrike.
Ndërsa për dhjetë subjekte, borxhi i të cilëve është tepër i madh filiali i KESH-it në Durrës ka hapur çështje penale, sepse kanë shumë vjet që nuk paguajnë. Zyra e përmbarimit pritet gjithashtu të kryejë sekuestrime edhe tek 84 familje që janë debitore ndaj KESH-it./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!