#pagjurme #odetadume #reportTV
Familja Rrasa në fashatin Babunj ka hapur dyert e mortit për të përcjellë në banesën e fundit Hekuran Rrasën 58 vjeç i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë me armë gjahu bashkëshorten Fëllënxa Rrasa dhe më pas ka qëlluar edhe veten.
Familjarët, të afërmit dhe bashkëfshatarët mes dhimbjes shprehen se familja ka pasur probleme elonomike por me njëri tjetrin shkonin mirë. Ditët e fundit, Hekurani sipas një fqinjeje nuk ka qenë mirë dhe ka shfaqur shenja depresioni. Hekuran Rrasa pastronte në bashki, por kjo nuk e kishte ndryshuar aspak gjendjen e tyre ekonomike. Halli i tyre ishte qe gjendja ekonomike, thotë fqinjët, ndërsa nënvizojnë se çifti nuk kishin pasur debate me njëri-tjetrin më parë. Të shtënat e armës fillimisht janë dëgjuar nga fqinjët përreth dhe kanë lajmëruar vëllain e madh të Hekuran Rrasës, që banonte aty afër. Pas kësaj, ai ka marrë nipin në telefon, i cili kishte dalë në fshat. Kur djali i çiftit, Leonard Rrasa, 21 vjeç, ka mbërritur në banesë ka konstatuar të vdekur të dy prindërit. Mes lotësh dhe i tronditur, gjithçka që mund të nxirrte nga goja ishte vetëm se kishte mbetur në mes të rrugës. 45-vjeçarja nuk kishte bërë asnjë denoncim për dhunë në polici dhe nuk ka pasur urdhër mbrojtje për të. Debatet që vinin si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike, mendohet se mund të jenë shkaqet që mund të kenë çuar në këtë akt të rëndë.
Ещё видео!