#rtvora #jufletMoska
Emisioni “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora ju rikthye sërish rolit të Ramës si negociator në konfiktin Turqi-Greqi.
Myftaraj argumentoi se pse shteti grek refuzoi ftesën e Ramës që Ankaraja dhe Athina të takoheshin në Tiranë.
Myftaraj: Qeveria greke nuk e pranoi ftesën e kryeministrit Rama që ky të bënte ndërmjetësin në bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë për të zgjidhur konfliktin që ekziston tashmë mes dy shteteve. Kryeministri Rama siç e ka në praktikë, kur nuk ndodh diçka e paralajmëruar, nuk ka reaguar për këtë gjë, megjithëse ajo u bë publike. Ne dëgjuam që ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë e bëri të ditur ftesën e Ramës për një takim në Tiranë të dy ministrave të Punëve të Jashtme dhe tha se Turqia e pranonte këtë ftesë, ishte dakord ta zhvillonte takimin në Tiranë. Kuptohet, kishte pasur një lloj marrëveshjeje të pa shkruar qëkurse Edi Rama vizitoi Ankaranë, para deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme të Turqisë që kjo ofertë do të pranohej nga Turqia dhe pastaj Rama shkoi në Greqi të përsëriste ofertën. Rama ka një zakon, këto gjëra nuk del ti thotë vetë, por i thonë analistët pranë tij. Është Baton Haxhiu që e dha i pari lajmin. Batoni se ka për gjë të mos i dalin parashikimet që bën. Tani pse Greqia e refuzoi ofertën e Edi Ramës? Arsyeja ishte se Greqia është shtet serioz, ka një qeveri serioze. Nuk mund të pranonte në pozitën e ndërmjetësit Kryeministrin e një vendi si Shqipëria me të cilën është në gjendje lufte që nga viti 1940.
Lajmet më të fundit të përgatitura nga redaksia e televizionit.
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Ещё видео!