Feriku e ka nxjerrë Marjanën, gruan e tij nga shtëpia për shkak se e fajëson që i lejoi motrat e saj të jetonin e ndërtonin aty. Marjana e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” për t’i kërkuar ta lejojë të kthehet në shtëpi sepse ajo endet rrugëve teksa mosha bën të vetën. Me shumë kokëfortësi, Feriku thotë se ajo nuk do të kthehet nëse nuk rregullon situatën. E prekur, Marjana përlotet dhe nis t’i bëjë një thirrje të dhimbshme në studion e “E diela shqiptare” në Tv Klan.
Eni Çobani: Zotëri, gruan pse e ke nxjerrë nga shtëpia?
Ferik: Gruan e kam nxjerrë se i ka dalë për zot këtij muhabeti, do të qëndrojë sipër, do ta çojë deri në fund dhe tani vazhdojnë proceset gjyqësore, 20 vjet. Gjithë kapitali i shtëpisë është hedhur, gjithë djersa e Greqisë është hedhur atje dhe sot unë jam pa shtëpi, pa shtëpi në Greqi, pa shtëpi në Shqipëri. Vazhdojmë me gjyqe, çfarë pune ka ajo në shtëpinë time, e ka mbyllur derën.
Marjana: Nuk ke të drejtë të më përzësh nga shtëpia.
Ferik: Këta që i kanë vrarë e që vrasin gratë, po të kishte qenë konflikti që kam pasur unë me atë me ndonjë tjetër, nuk do ishte sot të bilbiloste.
Marjana: Po mirë hajde më vrit. E vrarë jam. Pse që jetoj, që marr frymë? Unë sot jam e vrarë. Unë jam e vrarë nga shteti, unë jam e vrarë nga motrat, unë jam e vrarë nga burri, unë jam e vrarë nga djali. Unë jam e vrarë. Pse jetoj, që marr frymë? Unë e vrarë jam. Nuk e di si i kam ditët sot a nesër. Pse jam mirë? Jam e kënaqur që kaloj kështu? More a je në terezi njëherë?
Ferik: Po të ishte një njeri tjetër në vendin tim do të kishte bërë vetëgjyqësi dhe do i ishte harruar emri atje.
#EDielaShqiptare nga #ArditGjebrea prej vitit 2008 në #TvKlan, programi më popullor në të gjitha familjet shqiptare çdo të dielë. Një program i cili përfshin një fashë orari maratonë, prej 6 orësh transmetim.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tvklan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!