Besimtarët e krishterë në vendin tonë festojnë Krishtlindjen. Katolikët në mesnatë janë drejtuar në Katedralen e Shën Palit, ku dhe u mbajt mesha e shenjtë e Krishtlindjes e drejtuar nga kreu i dioqezës Tiranë – Durrës, Arjan Dodaj.
Arqipeshkvi, Arjan Dodaj tha se kjo Krishtlindje, shënon edhe një vit jubile për kishën katolike, ndërkohë që bëri thirrje që të jemi shembuj të mirë për të rinjtë dhe ti largohemi dhunës.
Mëngjesin e 25 Dhjetorit, edhe në katedralen ortodokse “Ngjallja e Krishtiti” u mbaj mesha e shenjtë e Krishtlindjes. Të shumtë ishin besimtarët ortodoksë që ndoqën meshën, u lutën dhe ndezën qirinj.
Në mungesë, kryepeshkopi Anasas Januollatos ka dërguar një mesazh urimi për besimtarët, ku bën dhe thirrje për të larguar nga dhuna dhe urrejtja,
Anasatas Janullatos: Në epokën tonë të ashpër dhe të veçantë, ku në shumë zona vërshon furishëm urrejtja dhe dhuna, ne të krishterët, që i qëndrojmë besnik atij që u shfaq në mish, Princit të paqes, le të bëjmë gjithnjë qëndresë, me tërë forcat tona shpirtërore dhe trupore, kudo dhe me aq sa mundemi.
Besimtarë të shumtë ndoqën meshat e Krishtlindjes dhe përcollën mesazhe urimi dhe paqeje. Besimtarët e krishterë në të gjithë botën kremtojnë lindjen e Jezu Krishtit, ditën e shpresës dhe të bashkimit familjarë.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!