#oranews #shkoder #vrasja
Pak minuta pas vrasjes së ndodhur në një lagje të Shkodrës burime policore bëjnë me dije se është identifikuar autori.
Mësohet se personi qe ka qëlluar Petrit Vuksanin kishte marrë me qira banesën e viktimës, ku autori, Lek Vuksani ka shkuar te banesa e tij petrit t'i merrte lekët e qirasë, ndërsa janë zënë dhe autori ka shkrehur automatikun.
"Falë reagimit në kohë të Policisë dhe veprimeve të shpejta profesionale hetimore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit P. V. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar, shtetasit L. V., i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri automatik shtetasin P. V. Vijon ndjekja dhe krehja e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit L. V." - njofton policia.
Viktima Petrit Vuksani rreth 51 vjeç sapo ishte kthyer nga Anglia ndërsa në momentin e vrasjes ka qenë i vetëm në shtëpi kur autori është futur dhe e ka qëlluar.
"Rreth orës 12:15, në lagjen “Tom Kola”, në rrethana ende të paqarta, në banesë, është vrarë me armë zjarri shtetasi P. V., 51 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Janë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrohet kontroll në zonë për kapjen e autorit të dyshuar." - njofton policia.
Për më shumë lexoni: [ Ссылка ]
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Ещё видео!