Copyrighted by News24 Albania
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha denoncoi, në një deklaratë për mediat, dhunën e policisë dhe torturat që sipas tij, forcat e rendit po ushtrojnë mbi banorët e Unazës së Re dhe të arrestuarit e protestës.
Kreu i PD-së akuzoi direkt kryeministrin Edi Rama si njeriun që është përfshirë në vjedhjen e 40 milionë eurove. Basha tha se me Edi Ramën dhe biznesmenët është dhe ndonjë pronar mediash që është përfshirë në skemën e vjedhjes. “Rama është i lidhur me kompanitë dhe ndonjë pronar mediash për të vjedhur 40 milionë euro të Unazës së Re, ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm. Afera e Unazës së Re është për pasurimin e Agait të Surrelit”,- tha Lulzim Basha.
Kryedemokrati ka reaguar dhe dëmtimet e efektivëve të Policisë së Shtetit në protestën para Kuvendit. Basha u shpreh se është kryeministri Edi Rama ai që po keqpërdor policinë duke vendosur në vijën e parë të protestës oficere pa pajisjet e nevojshme. Ai tha se Edi Rama po kërkon një dëshmorë në radhët e policisë, për të shmangur vëmendjen nga vjedhja e pronave të banorëve.
“Rama po përdor policinë si burracak duke vendosur vajza në vijën e parë që më pas t’i bëjë dëshmorë. O i sëmurë mezi po pret një dëshmor. Rama është sfazuar. Po sulmon median, banorët, opozitën për justifikuar vjedhjen”,- tha Basha.
Në emër të opozitës, Basha deklaroi se ditën e sotme protesta do të vijojë sërish në orën 17:00. Gjithashtu, ai u bëri thirrje organizatave ndërkombëtare që të hetojnë dhunën ndaj banorëve dhe të burgosurve. Basha ju referua deklarimeve në media të disa prej banorëve, të cilët kanë deklaruar se në shenjë hakmarrje për plagosjen e polices, forcat e rendit kanë ushtruar dhunë mbi të burgosurit.
Ещё видео!