Gruaja e presidentit ukrainas, Olena Zelenska, nuk shkoi në Davos vetëm për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror dhe që të mbajë një fjalim për situatën e vështirë të vendit të saj.
Këtë herë, bashkëshorti i saj, Volodymyr Zelensky i besoi asaj një detyrë që mund të cojë në përfundimin e luftës. Ajo o ka me vete një letër që përmban kërkesat e bashkëshortit të saj për të hyrë në negociata me Rusinë.
Ndoshta as ajo nuk e di se çfarë shkruhet saktësisht në letër dhe presidenti kinez, Xi Jinping do të jetë i pari që do ta lexojë atë.
Prandaj, e gjithë bota po pret me padurim një përgjigje për dy pyetje – çfarë kërkon Zelensky dhe pse po i drejtohet Xi Jinping?
Zelenska do t’ia dorëzojë letrën anëtarit më të rëndësishëm të delegacionit kinez – zëvendëskryeministrit të vendit, Liu He, në mënyrë që më pas t’ia dorëzojë Xi Jinpingut.
Më pas, Xi Jinping do të diskutojë përmbajtjen e letrës me presidentin rus, Vladimir Putin.
Duke qenë se Ukraina është nën sulme të vazhdueshme ruse, mediat amerikane raportojnë se kushti bazë për çdo bisedimet është ndalja e bombardimeve.
Megjithatë, duket se kjo nuk do të mjaftonte, pasi vetë Zelensky e konfirmoi duke thënë se kërkon tërheqjen e plotë të trupave ruse nga vendi i tij, përfshirë Donbasin dhe gadishullin e Krimesë, të cilat janë nën kontrollin rus që nga viti 2014. Siç tha ai, është një kusht që nuk do të ndryshojë.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Letra#Lufta
Ещё видео!