[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Reshjet e shumta të shiut gjatë natës, kanë sjellë përmbytje të mëdha në rrethin e Krujës. Dalja nga shtati i lumit Ishem ka përmbytur 200 hektarë tokë në fshatrat Bilaj, Murqin dhe Mallkuç, ndërsa rrezikohen të përmbyten edhe disa banesa. Sipas banoreve situata te tilla përsëriten 5-6 here ne vit dhe asnjëherë nuk janë marrë masa. Kjo është hera e dytë brenda dy muajve që ky lume del nga shtrati, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme për banorët e zonës dhe fermerët. Edhe pse është një situatë që përsëritet sa herë ka reshje shiu, autoritetet vendore nuk kanë marrë asnjë masë për rehabilitimin e Lumit, ndërsa fermerët dhe banorët ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim. Në nëntor të vitit te kaluar, rreth 30 banesa u izoluan tërësisht nga uji ne të njëjtat fshatra. Ndërkohë që rreth 300 hektarë tokë u përmbytën duke shkatërruar te gjithë kulturën bujqësore te mbjelle në to.
Ещё видео!